Vendosni fjalën kyçe....

India në krizë qepësh, arrestohen dy persona pasi vodhën disa thasë (Video)


Dy burra janë arrestuar në Indi pasi akuzohen se vodhën thasë me qepë nga shitësit e rrugëve, ka thënë policia, ndërsa vendi aziatik lufton me një krizë të plotë qepësh, teksa çmimet janë rritur me 400 përqind.

Një shitës rruge nga Mumbai, Akbar Shaikh, i tha policisë se kishte paketuar qepë në 22 thasë para se t’i linte në stendën e tij javën e kaluar.

Kur u kthye të nesërmen, mallrat ishin zhdukur. Ai filloi të pyeste shitësit e tjerë se çfarë ndodhi dhe mësoi se një tregtari tjetër gjithashtu i ishin vjedhur qepët e tij.

Pamjet e kamerave CCTV zbuluan se dy burra po largoheshin me thasët e ngarkuar.

Oficerët arrestuan dy të dyshuar, të moshës 33 dhe 22 vjeç. Ata punonin në dyqanet e shpendëve pranë. Ata dyshohet se vodhën 168 kg qepë që vlejnë më shumë se 300 dollarë.

Krimi ndodhi pasi çmimet e qepës janë rritur shumë, mbi 400 përqind në mbarë vendin që nga pranvera. Çmimet janë rritur sepse një pjesë e konsiderueshme e të lashtave janë shkatërruar nga musonet e fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *