Vendosni fjalën kyçe....

Rrjeti 5G, qeveria miraton memorandum mirëkuptimi me SHBA-në


Në Shqipëri ardhja e tekonologjisë së avancuar 5G rreth një muaj më parë u lajmërua se do të hidhte hapat e para me testimin nga kompania Vodafone por që solli edhe një alarm për sigurinë pasi fillimisht u fol se do të zhvillohej nga kompania kineze Huaëei, duke marrë një vëmendje dhe nga SHBA-ja duke reaguar nëpërmjet Ambasadës.

Kur flitet për infrastrukturën 5G dhe atë kibernetike kritike në Shtetet e Bashkuara dhe në vende aleate të NATO-s siç është Shqipëria, ne nuk mund të jemi më të qartë: siguria nuk mund të kompromentohet apo të shitet”-thuhej ndër të tjera në reagimin e Ambasadës.

Ditën e sotme lidhur me rrjetin 5G, qeveria ka firmosur një memorandum me SHBA-në, e cila mund të shihet si një reflektim i shqetësimeve për mos ndërhyrjen e shteteve të tjera në tregun e kësaj teknologjie në Shqipëri.

Vendimi është miratuar ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave në të cilin theksohet se është një “memorandum miëkuptimi me qeverinë e SHBA-së për sigurinë e rrjetit 4G dhe 5G.”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *