Të paktën 70 ushtarë janë vrarë në një sulm në një kamp ushtarak në Inates, afër kufirit të Nigerit me Malin, sipas zyrtarëve, në sulmin më të rëndë për vite me rradhë.
Nuk është e qartë se kush e ka kryer sulmin, por luftëtarët islamikë të lidhur me Shtetin Islamik (IS, dikur ISIS) dhe Al-Kaeda kanë kryer një numër sulmesh të mëdha në rajon për vite, veçanërisht në Malin qendror dhe verior.
Muajin e kaluar, militantët islamikë vranë dhjetëra ushtarë malianë në një postë ushtarake në një prej sulmeve më vdekjeprurëse. Në një incident të veçantë në fund të nëntorit, 13 ushtarë francezë u vranë kur dy helikopterë u përplasën gjatë një sulmi ndaj xhihadistëve në Mali.