Prokuroria ka çuar në gjykatë dosjen ndaj kreut të Partisë Demokratike, Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë të kësaj force politike, ish-sekretarit të Përgjithshëm, Ristani e financierit, Ilir Dervishi.
Krahas dosjes në gjykatë është dorëzuar edhe akti i drejtueses së prokurorisë e cila konstaton disa pavlefshmëri.
Do jetë gjykata ajo që do vendosë nëse do dosja do rishqyrtohet, pushohet apo gjykohet. Hetimet nisën pas dyshimeve se dosja shtetas rusë kishin financuar fushatën e Partisë Demokratike, gjë që pretendohej nga revista amerikane ‘Mother Jones’.
Prokuroria pretendon se kreu i PD-së, Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së nuk i kanë deklaruar këto pagesa, por vetëm një shumë prej 25 mijë dollarësh, e për këtë shkak duhet të përgjigjen për falsifikimin e formularëve.