Vendosni fjalën kyçe....

“Hetim i shpejtë dhe i plotë i rasteve për dëmet e tërmetit” – Kryeprokurori Çela takim në Prokurorinë e Tiranës


Kryeprokurori i Përgjithshëm, Çela, ka zhvilluar një takim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Mësohet se në qendër të këtij takimi ka qenë hetimi i përgjëgjësive pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndër të tjera është diskutuar gjithashtu funksionimi i Policisë Gjyqësore si dhe parandalimi dhe lufta ndaj krimit të organizuar.

‘Në fokus të veçantë të takimit ishte mbështetja që Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i ofroi drejtuesve dhe prokurorëve të kësaj prokurorie për procedimet që lidhen me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor, përmes sigurimit të asistencës teknike dhe ekspertizës që do të ndihmojnë në hetimin e shpejtë dhe të plotë të rasteve’, thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *