Ka nisur vrullshëm derbi i kryeqytetit mes Partizanit e Tiranës.
Të parët që kanë gjetur rrugën e rrjetës kanë qenë bardheblutë me anë të një ish-lojtari të Partizanit, Batha, në minutën e nëntë të takimit.
Por gëzimi ka zgjatur shumë pak duke qenë se tre minuta më vonë ‘Të kuqtë’ kanë gjetur golin e barazimit me anë të Bardhit.
Për sfidën e sotme është shitur një numër rekord biletash, më shumë se 19 mijë të tilla, ndërsa ndeshja po luhet në stadiumin e ri të komëtares.