Pas disa vitesh pa fitore, bardheblutë kanë thyer të kuqtë në derbin e kryeqytetit. Fitorja është arritur në kohën shtesë të ndeshjes, nga Ëinful. Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1.
Ishte Tirana që shënoi e para në minutën e nëntë me Bathën por pas tre minutash Bardhi ka barazuar për Partizanin.
Kjo është humbja e dytë për të besuarit e italianit Lerda, pas asaj ndaj Bylisit, duke i dhënë Kukësit një mundësi të artë që të marrë kreun e renditjes nëse arrin të barazojë ose fitojë ndaj Teutës ditën e nesërme.
Hera e fundit që Tirana fitonte ndaj Partizanit ka qenë më 7 shkurt 2014.