Presidenti Donald Trump e ka quajtur miratimin e artikujve të fajësimit kundër tij një ‘mashtrim’ dhe ‘rreng’.
Duke folur para gazetarëve nga Shtëpia e Bardhë të premten, Trump tha se ai ‘nuk do e kishte problem’ një proces të tillë dhe do të donte të shihte informatorin, deklaratat e të cilit kishin nxitur procesin e fajësimit.
‘Unë do të bëj gjithçka që dua, nuk kemi bërë asgjë të keqe. Unë do të doja të shihja informatorin, i cili është njëmashtues.’ – tha Trump.
‘Meqë ra fjala, ku është informatori i dytë?’, shtoi Trump, duke cituar raportet e ‘mediave të korruptuara’ se një zyrtar i dytë ishte shfaqur me prova kundër tij.
‘Ne kemi të bëjmë me plot njerëz shumë të korruptuar.’ – vijoi ai.
Ai tha se përdorimi i fuqisë për të fajësuar atë për diçka krejt pa kuptim është një turp për vendin.
Artikujt e fajësimit tani do të përparojnë në një debat të plotë në Shtëpinë e Përfaqësuesve dhe nëse e kalon këtë fazë dhe demokratët sigurojnë një shumicë të thjeshtë, Trump do të përballet me një gjyq në Senat.