Vendosni fjalën kyçe....

Rezoluta amerikane ndaj armenëve, Ankaraja thërret ambasadorin amerikan për shpjegime


Ministria e Jashtme e Turqisë ka thirrur ambasadorin amerikan në Ankara, në shenjw protestë kundër miratimit të një rezolute të Kongresit Amerikan për njohjen e genocidit armen. Ministria akuzoi ligjvënësit amerikanë për politizimin e historisë.

Rezoluta e Senatit u miratua unanimisht të enjten. Ajo zyrtarisht njeh vrasjen masive të rreth 1.5 milion armenëve nga Perandoria Osmane midis 1915 dhe 1922 si genocid.

Turqia mohon se vrasjet ishin genocid dhe kundërshton shifrat. Duke reaguar në Twitter, Ministri i Jashtëm, Cavusoglu, e quajti votën si një shfaqje politike, që nuk ka asnjë vlefshmëri.

Presidenti amerikan, Trump e kishte kundërshtuar rezolutën, për shkak të marrëdhënieve tashmë të tensionuara midis Uashingtonit dhe Ankarasë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *