Mëngjesin e sotëm policia ka bërë gati ekzekutimin e 17 fletëarresteve për personat në hetim për dosjen e prokurorisë për viktimat nga tërmeti i 26 nëntorit.
Drejtori Ahmet Doda dhe nëndrejtori Kujtim Hasa janë marrë në pyetje lidhje me këtë ngjarje, pasi objekti që u shemb ishte vlerësuar i papërshtatshëm që prej tërmetit të 21 Shtatorit.
Prej mëngjesit ka nisur operacioni për shoqërimin dhe arrestimin e 17 personave të tjerë përgjegjës për ndërtesat që u shembën nga tërmeti, raporton News 24.
Çështja është regjistruar për veprat penale, “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 të Kodit Penal.