Vendosni fjalën kyçe....

Rritet numri i viktimave në Zelandën e Re, dy persona vijojnë ende të humbur


Shtohet numri i viktimave nga shpërthimi i vullkanit të Ishullit të Bardhë të Zelandës së Re. “BBC” shkruan se një person i cili ishte po trajtohej në spital ka ndërruar jetë.

Viktima e paidentifikuar ishte dërguar për trajtim më të specializuar në Australi, por fatkeqësisht atje ndërroi jetë duke e çuar në 16 numrin zyrtar të viktimave.

Rreth 20 persona mbeten në kujdes intensiv me djegie të rënda.

Ekipet e kërkimit u kthyen në ishull të dielën për të provuar të gjejnë dy trupa të tjerë të mbetur atje.

Tetë pjesëtarë të ekipit të kërkim-shpëtimit qëndruan për 75 minuta në një zonë në të cilën besohej se ndodhej të paktën njëri prej trupave. Por ende nuk kanë gjetur asnjë.

Policia thotë se zhytësit ushtarakë do të vazhdojnë të kërkojnë në ujërat përreth ishullit të Bardhë, i njohur gjithashtu me emrin e tij Maori të Whakaari. Të shtunën ata u përballën me ujëra të ndotura, ndërsa kërkonin trupin e një personi që ishte parë në ujë.

“Kishte çdo shans që trupi i dytë të ndodhej gjithashtu në det, por ne kemi dashur të pastrojmë zonën sot, kjo është ajo që në të vërtetë kishte të bënte stërvitja e sotme.”– tha Zëvendës Komisioneri i Policisë Mike Clement.

Nga 47 personat që ndodheshin në ishull kur ndodhi shpërthimi, 24 ishin nga Australia, nëntë nga SHBA, pesë nga Zelanda e Re, katër nga Gjermania, dy nga Kina, dy nga Mbretëria e Bashkuar dhe një nga Malajzia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *