Vendosni fjalën kyçe....

Kokainë e prostitucion – Arrestohen dy menaxherët dhe këngëtari i lokalit në Shkodër, në kërkim pronari


Forcat RENEA kanë hyrë në një klub nate në Shkodër, ku kanë arrestuar tre persona të cilët dyshohen se kanë shpërndarë lëndë narkotike. Të arrestuarit janë dy menaxherët e klubit dhe një person që këndonte aty, ndërsa është shpallur në kërkim dhe pronari.

Ky i fundit akuzohet se ka vënë në dispozicion ambientet e lokalit të tij për përdorimin e drogave të forta dhe për ushtrim prostitucioni.

Në momentin e kontrollit, policia ka sekuestruar një sasi të vogël lënde narkotike kokainë dhe sende të tjera që shërbejnë për përdorimin e lëndëve narkotike, 5 aparate celular dhe dokumentacionin e lokalit ku ushtrohej ky aktivitet.

DETAJET E POLICISË

Finalizohet operacioni policor i koduar “Klubet e natës”.

Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcat speciale Renea, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër.

Operacioni në funksion të hetimeve proaktive disamujore të realizuara nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në klubet e natës dhe vënies së ambienteve të lokalit për ushtrimin e prostitucionit, në qarkun Shkodër.

Kontrollet janë shtrirë në shumë lokale dhe klube nate në Qarkun Shkodër.

Shpallet në kërkim pronari i një klubi, i cili kishte vënë në dispozicion ambientet e lokalit për përdorimin e drogave të forta dhe për ushtrim prostitucioni.

Vihen në pranga dy menaxherët e klubit dhe një shtetas tjetër, të cilët në bashkëpunim me pronarin e klubit kanë shpërndarë dhe shitur lëndë narkotike kokainë.

Pas një punë të mirorganizuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me mbështetjen e focave Speciale Renea, u organizua dhe finalizua operacioni policor “Klubet e natës”, për goditjen e personave që shpërndanin lëndë narkotike në klubet dhe lokalet e natës, në Qarkun e Shkodrës.

Operacioni u zhvillua pas hetimeve të kryera si rezultat i procedimit penal të vitit 2019.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

  1. V, 29 vjeç, menaxheri i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
  2. M., 27 vjeç, menaxher i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i arrestuar më parë për të njëjtën vepër penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, në bashkpunim”.
  3. J., 57 vjeç, këngëtar ne club, lindur në Muriqan e banues në Shkodër.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim policor e pronarit të lokalit, shtetasit E. M., si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Ç. P., 33 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (klient) dhe L. S., 31 vjeçe, banuese në Shkodër (balerinë).

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të gjithë këta shtetas, në bashkpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë kanë shitur dhe shpërndarë lëndë narkotike kokainë, kanë vënë në dispozicion ambientet e lokalit për përdorimin e drogave dhe për ushtrim prostitucioni.

Në momentin e kontrollit, Policia ka sekuestruar një sasi të vogël lënde narkotike kokainë dhe sende të tjera që shërbejnë për përdorimin e lëndëve narkotike, 5 aparate celular dhe dokumentacionin e lokalit ku ushtrohej ky aktivitet.

Vazhdon puna me intesitet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Materialet referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat
penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ në bashkëpunim, ‘’Përshtatja e lokalit për përdorim droge’’, ‘’Prostitucioni’’, ‘’Mbajtja e lokaleve për prostitucion’’ dhe ‘’Fshehja e të ardhurave’’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *