Vendosni fjalën kyçe....

Juventus fiton dhe i kalon presionin Interit për vendin e parë, Milan ndalet në barazim


Juventusit i mjaftoi pjesa e parë për të mposhtur 3-1 Udinesen në “Allianz Stadium” e sigurisht edhe për të marrë vendin e parë, qoftë për disa orë. Bardhezinjtë shënuan tri herë brenda 45 minutave me Cristiano Ronaldon (realizoi dygolësh) dhe Leonardo Bonuccin (në limitet e kohës së rregullt të fraksionit të parë).

CR7 shfaqi instiktin e tij vrasës në minutën e 9-të, me një gjuajtje të befasishme në hyrje të zonës. Portugezi gjeti për herë të dytë rrjetën në minutën e 37-të, pasi u shërbye nga Gonzalo Higuain.

Bonucci, ndërkohë, u gjend në vendin dhe kohën e duhur për të dërguar topin në rrjetë në zhvillimet e një goditjeje këndi.

Me fitoren tashmë në kasafortë, bardhezinjë, përtej rasteve të krijuara në fraksionin e dytë, lëshuan terren në kohën shtesë, duke u dhënë mundësinë Pussettos të ngushton diferëncën në 3-1.

Pas dy fitoreve radhazi me Parmën (0-1) dhe Bolognan (3-2), Milani bën një hap fals në “San Siro”, kundër Sassuolos, duke barazuar pa gola.

Në minutën e 32-të, Theo Hernandez gjeti rrjetën për kuqezinjtë, por, pas festës së tyre, goli u anulua pas ndërhyrjes së sitemit VAR. Kuqezinjtë, duhet pranuar, ishin pa fat në këtë mbrëmje, pasi në dy raste në fund të pjesës së dytë Leao u ndal nga traversa dhe shtylla.

Verona, ku aktivizohen Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla, u zgjua në minutat e fundin në ndeshjes me Torinon, duke rikuperuar plot tre gola. Ansaldi me dygolësh dhe Berenguer i dhanë epërsinë e trefishtë ekipit “granata”, por çudia ndodh nga minuta e 69-të e më pas, kur tre lojtarë të futur në fushë si zëvenësues, Pazzini (11-m), Verre dhe Stepinski, shmangën humbjen për veronezët.

Bologna, edhe pse e mbylli takimin me 10 lojtarë, fitoi 2-1 me Atalantën me gola të Palacios dhe Polit, ndërsa goli i Malinovskit për bergamaskët nuk mjaftoi për t’u kthyer me pikë nga “Dall’Ara”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *