Vendosni fjalën kyçe....

Nisin ndalimet për shitjen e fishekzjarreve, policia ushtron kontrolle masive


Kanë rinisur ndalimet nga policia për shitjen e fishekzjarreve dhe kapsollave pranë festave të fundvitit.

Policia e Shtetit ka shtuar masat me qëllim parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, duke kryer kontrolle masive në subjektet tregtare në terren, ndërsa për këtë ka proceduar penalisht disa persona.

Gjithsej janë proceduar penalisht 4 persona të cilët tregtonin kapsolla zeus dhe fishekzjarre, njëri prej të cilëve në Tiranë.

DETAJET E POLICISË

Shtohen masat për parandalimin e  hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Masat e shtuara  konsistojnë  në rritjen e kontrollit të territorit për zbatimin e kritereve të prodhimit , magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve në prag të festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Strukturat e Policisë në të gjithë vendin, bazuar  në Ligjin “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse, lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve në Republikën e Shqipërisë”, Urdhrit të MB “Për miratimin e rregullores për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve”, Urdhrit të përbashkët të  MB, MM dhe MFE,   “Për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve dhe përdorimin  civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve” , si dhe në Telegramin e  DPPSH “Për zbatimin e kërkesave të Rregullores “Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve”, kanë ushtruar kontrolle në vijimësi për këtë qëllim.

Si rezultat i kontrolle të pandërprera , muajt e fundit, janë proceduar penalisht 4 shtetas të cilët tregtonin kapsolla zeus dhe fishekzjarrë, një nga këto raste është evidentuar dhe proceduar në Tiranë, ku shtetasi A.A, është proceduar penalisht nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Vetëm javën e fundit në të gjithë vendin  jane  kontrolluar 334 subjekte (dyqane të ndryshme, makete apo supermarkete) si dhe tregje të shumicës, ku  janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike. Duke qene se po afron Festa e Krishtlindjeve dhe e Vitit te Ri 2020, me qëllim krijimin e mjedisi të sigurt për qytetarët, marrjen e masave për zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore , për parandalimin  e shkeljeve dhe ngjarjeve të ndryshme  në prag  të festave të fundvitit , Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka kërkuar te gjitha strukturave vendore te policisë zbatimin e disa detyra shtese të cilat konsistojnë në:

Ushtrimin e  kontrolleve çdo ditë për verifikimin e aktivitetit  të subjekteve  të licencuar  dhe njësive që tregtojnë fishekzjarrë, nëse  tregtojnë ato sipas përcaktimeve “Artikujt të lejuar e të ndaluar” Kontrollin për magazinimin dhe  tregtimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve , në funksion të parandalimit të shkeljeve dhe ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin , si dhe për kapjen  dhe vënien para përgjegjësisë ligjore  të personave  që shkelin rregullat  e magazinimit dhe tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Shërbimet e kontrollit të territorit, duke filluar nga Ndihmës specialistët e Policimit në Komunitet/SPZ, Patrullat e Përgjithshme, Ndihmës Specialistët për kontrollin e armëve, të shtojnë kontrollet sipas zonave që mbulojnë dhe në rast  të konstatimit të shkeljeve, të bëjnë dokumentim dhe bllokimin e tyre. Strukturat vendore të Policisë  të hartojnë dhe zbatojnë plane inspektimi të përbashkëta  me Shërbimin  e Mbrojtjes nga zjarri dhe Shpëtimin (MZSH), për kontrollin, verifikimin dhe zbatimin e rregullave të magazinimit, tregtimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve nga subjektet e liçensuara.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të tregtimit apo përdorimit të fishekzjarrëve dhe lëndëve piroteknike, duke ju garantuar ruajtje të anonimatit dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *