Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, tha se me ligjin e ri për mediat që parashikon qeveria të miratojë me datë 19 dhjetor, AMA do të veprojë si një hetuesi dhe AKEP-i si një xhelat duke bërë një krahasim me diktaturën.
“Ne si opozitë kemi marrë një vendim largimin nga parlamenti, vetëm një veprim i tillë i opozitës do të shfaqte figurën e vërtetë të një artisti që në thelb ka censurën. Do të kemi një AMA si një hetuesi dhe një AKEP si xhelat.
Strategjia e shpopullimit është e Ramës ku po ikën klasa e mesme, biznesi, gazetarët, opinionistët sepse kanë sigurinë e shëndetësisë për fëmijët etj, e më pas do të sjellë censurën.
Jemi në krah të gazetarëve, jam kundër pronarëve që nëpërmjet gazetarëve të bëjnë qoka nëpërmjet ERTV.
Të mbyllësh gojën e gazetarëve është shkelje e të drejtave të njeriut. Duhet solidaritet me njëri-tjetrin.
Kemi të njëjtën situatë si 1945 ku nisën spastrimin e intelektualëve. Shqipëria pritet të marrë presidencën e OSBE-së dhe kryeministri ecën me mashtrim dhe propagandë.”- thotë Kryemadhi.
Kryemadhi theksoi se duhet të ndajmë gazetarët e terrenit dhe pronarët e mediave. “Jo vetëm qe jemi në krah gazetarëve, sidomos gazetarëve të terrenit, por jam kundër pronarëve të mediave që e kanë kthyer televizionin për qoka dhe përdorin gazetarët e terrenit. Që të mbash një media është e vështirë nga ana financiare por të mbyllësh gojën e gazetarit është shkelje.”- tha Kryemadhi.