Një udhëtim në një tren të mbipopulluar i shpërndarë nga aktivistja e klimës Greta Thunberg u mor nga shumë njerëz si një goditje ndaj shërbimit të ‘Deutsche Bahn’, por ndërmarrja hekurudhore shpejt u kundërpërgjigj, duke i kujtuar Gretës se kishte udhëtuar në klasin e parë.
Pas kthimit në shtëpi nga një turne protestash, marshimesh dhe fjalimesh, aktivistja suedeze e klimës udhëtoi ashtu siç bën gjithmonë: Në transportin publik dhe në automjetet pa ndotje.
Sidoqoftë, transporti publik herë pas here sjell me vete vonesa dhe mbipopullim, madje edhe në Gjermaninë me efikasitet, shkroi Thunberg të shtunën.
Duke postuar një foto të vetes që ishte ulur në korridorin e vagonit pranë një mali bagazhesh, Thunberg e përshkroi udhëtimin e saj nëpër Gjermani si ‘të mbipopulluar’.
Por një zëdhënës i ‘Deutsche Bahn’, operatori më i madh hekurudhor i Evropës, komentoi për të dhënë anën tjetër të ngjarjes sipas kompanisë.
‘Ne ishim të kënaqur që ishit në ICE 74 me ne të shtunën, një mjet me 100 përqind energji elektrike të gjelbër. Do të kishte qenë edhe më e bukur sikur të kishit pranuar se sa mirë dhe me kompetencë ekipi ynë ju trajtonte në ndenjësen tuaj të Klasit të Parë,’ komentoi kompania.
Thunberg me shpejtësi ofroi një shpjegim.
‘Pas Göttingenit zura një vend. Ky nuk është asnjë problem natyrisht dhe kurrë nuk thashë se ishte. Trenat e mbipopulluar janë një shenjë e shkëlqyeshme sepse do të thotë se kërkesa për udhëtim me tren është e lartë!’ – shkroi Thunberg.