Vendosni fjalën kyçe....

Rama propozon shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 31 mars 2020


Kryeministri Rama ka propozuar që gjendja e fatkeqësisë natyrore të zgjatet deri më 31 mars të vitit 2020. Propozimi i është dërguar për miratim Kuvendit, por më herët ai do diskutohet në Komisionin e Sigurisë.

Gjendja e fatkeqësisë natyrore u miratua nga qeveria pas tërmetit të 26 nëntorit dhe përfshin qarqet Tiranë, Durrës e Lezhë. Nga tërmeti humbën jetën 51 qytetarë ndërsa qindra të tjerë janë plagosur.

Dëmet materiale janë të shumta e duhet thënë se evidentimi i tyre përfundimtar nuk është bërë ende me ekipet e verifikimit vendase e të huaja që janë në terren në qarqet e prekura.

Sipas qeverisë mijëra qytetarë janë strehuar në hotelem shtëpi me qira e çadra, ndërsa shumë qytetarë ankohen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria dhe se çështja e strehimit të tyre nuk është zgjidhur ende.

Mijëra banesa private e pallate janë dëmtuar rëndë me qindra prej tyre që janë shpallur të pabanueshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *