Dalin dosjet e para që do nisin të shqyrtohen nga prokuroria speciale, SPAK.
Në këtë listë bëjnë pjesë dosje të tilla si ajo e Habilajve, ku bëjnë pjesë anëtarët e grupit që akuzohet për trafik droge si dhe emra ish-zyrtarësh policie si Sokol Bode e Gjergji Kohila, të cilët akuzohen si të lidhur me trafikun e drogës së Habilajve.
Pjesë e hetimeve do jenë edhe treshja e akuzuar për 613 kilogramëve kokainë të kapura në Portin e Durrësit.
Ngritja e SPAK-ut me 8 anëtarë ka bërë që Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Gjykata e Krimeve të Rënda, të shkrihen.