Ministri izraelit i Energjisë, Yuval Steinitz, autorizoi sot të parin eksport gazi nga impianti izraelit “Leviathan”, që ndodhet në det
“Për herë të parë në histori, Izraeli po bëhet një eksportues i energjisë. Ky është një çast historik për shtetin e Izraelit”, deklaroi Steinitz.
Ai e quajti këtë eksport si bashkëpunimin më të rëndësishëm ekonomik midis Izraelit dhe Egjiptit, që prej Traktatit të tyre të Paqes të vitit 1979.
Gazi do të eksportohet përmes tubacioneve nënujore, nëpërmjet qytetit jugor bregdetar izraelit të Ashkelonit dhe qytetit egjiptian mesdhetar al-Arish në gadishullin Sinai. Eksporti pritet të nisë brenda dy javëve.