“All I Want for Christmas is You”- të gjithë e njohim këngën e famshme të Mariah Carey, e cila 25 vjet pas publikimit më në fund ka arritur të zërë vendin e parë në renditjen e “Billboard Hot 100”.
Kënga festive u publikua në vitin 1994 si një EP dhe jo një e vetme, që domethënë nuk lejohej të garonte në “Hot 100” të revistës Billboard. Pas ndryshimit të rregullave, kënga hyri së pari në listë në vitin 2000 dhe vitet e fundit ka vijuar të ngjitet pranë vendit të parë.
“Ne ia dolëm”, ka shkruar Carey pasi ka mësuar lajmin.
“All I want for Christmas is You” është një nga meloditë më të njohura në këtë kohë të vitit në të dyja anët e Atlantikut, dhe aktualisht është kënga më e transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar në “Spotify”.
Kënga fitoi më shumë popullaritet në vitin 2003 kur u paraqit në filmin “Love Actually”. Sipas Billboard, vetëm këtë javë kënga ka siguruar 45 milion transmetime, 34 milion shfaqje në radio dhe 27,000 shitje dixhitale.