Vendosni fjalën kyçe....

Publikohet raporti, sa gazetarë u vranë në 2019-ën


“Reporterët pa kufij” ka publikuar shifrat e këtij viti lidhur me vdekjet dhe burgosjet e gazetarëve në të gjithë botën. Në raportin e këtij viti, thuhet se janë vrarë gjithsej 49 gazetarë, 389 aktualisht po mbahen në burg dhe 57 të tjerë po mbahen peng.

Edhe pse gazetaria mbetet një profesion i rrezikshëm, sipas RSF numri i gazetarëve të vrarë këtë vit është në nivelin më të ulët në 16 vjet.

49 është numri më i ulët që nga viti 2003 dhe paraqet një rënie spektakolare prej 44% në krahasim me shifrën e vitit të kaluar prej 84 gazetarësh të vrarë.

Kjo shifër “historikisht e ulët” lidhet me rënien e numrit të gazetarëve të vrarë në zonat e luftës. Por, në vendet në paqe numri i gazetarëve të vrarë vazhdon të jetë po aq i lartë sa vitet e kaluara. Në Meksikë, për shembull, u vranë dhjetë gazetarë në vitin 2019, i njëjti numër si vitin e kaluar.

Me gjithsej 14 gazetarë të vrarë, Amerika Latine tani është po aq vdekjeprurëse për gazetarët sikurse Lindja e Mesme, pavarësisht luftërave atje. Mes gazetarëve të vrarë për shkak të detyrës së tyre, 10 prej tyre nuk ishin gazetarë profesionistë ndërsa 3 të tjerë ishin punonjës të medias.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *