Vendosni fjalën kyçe....

Papa Françesku heq “sekretin papnor” në rastet e abuzimit seksual


Këtë të martë Papa Françesku ka hequr rregullin e “sekretit papnor”.

Siç shkruan “Reuters“, Papa Françesku  ka bërë disa ndryshime lidhur me mënyrën se si Kisha Katolike Romake merret me rastet e abuzimit seksual të të miturve nga anëtarët e klerit duke shfuqizuar rregullin e “sekretit papnor” që i mbulonte më parë këto raste.

Dy dokumente të publikuara nga Papa ndalojnë detyrimin që kanë priftërinjtë për të heshtur, në rastet kur raportohet një abuzim seksual apo në procese gjyqësore.

Heqja e “fshehtësisë papnore” në rastet e hetimeve të abuzimit seksual ishte një nga kërkesat kryesore nga drejtuesit e Kishës në një samit mbi abuzimin seksual të mbajtur në Vatikan në shkurt.

Një nga dokumentet gjithashtu ngre në 18 vjeç moshën kur fotografitë e individëve mund të konsiderohen pornografi fëmijësh “për qëllime të kënaqësisë seksuale, me çfarëdo mënyre ose duke përdorur çfarëdo teknologjie”. Më parë kjo ka qenë në moshën 14-vjeç e poshtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *