David Lega, reporteri i Parlamentit Europian për Shqipërinë nga grupi parlamentar PPE, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se nuk do të ketë hapje negociatash me Bashkimin Europian, nëse miraton dy projektligjet e propozuara, të cilat do kufizojnë lirinë e medias në vend.
“Grupi i PPE-së në Parlamentin Evropian beson fuqimisht në hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë. Sidoqoftë, Shqipëria duhet të përputhet me kriteret e Kopenhagës, që janë standardi bazë dhe minimumi për një vend kandidat.
Nëse administrata Rama miraton legjislacionin e medias në plenar në formën e saj aktuale, ajo do të rrezikojë seriozisht shanset për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ata duhet të zbatojnë rekomandimet e lëshuara nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës.”– thotë Lega në një publikim në adresën e tij zyrtare në “Twitter”.