Vendosni fjalën kyçe....

Rama u drejtohet qytetarëve e gazetarëve para Parlamentit: Jemi përballë një turme që s’denjon të lexojë


Kryeministri Rama ka mbrojtur projekligjet për mediat, të cilësuara si ‘Paketa Anti-shpifje’.

Kreu i qeverisë tha se SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së kanë ligje shumë të ashpra se Shqipëria për sa i përket shpifjes.

‘Në 20 shtete shpifja është vepër që dënohet me burg. Gjermania ka legjislacion më të ashpër se Shqipëria për shpifjen dhe ëshë vendi që ka më pak shpifje. Sipas një raporti të OSBE, në tre të katërtat e shteteve anëtare, fyerja dhe shpifja janë vepër penale. Aktualisht ka disa qasje ndaj fyerjes dhe shpifjes. Së pari, 20 shtete, e parashikojnë fyerjen me dënim me burg. Së dyti, pesë shtete nuk e parashikojnë fyerjen dhe shpifjen si vepër penale, por e rregullojnë me pasojat në legjislacionin civil.’ – tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë iu drejtua gazetarëve e qytetarëve që protestojnë para parlamentit duke thënë se se përjashtë është një turmë që nuk di të lexojë.

‘Më 26 nëntor një person vdiq sepse ata që janë jashtë shkruan se spitali i Durrësit ishte duke u shembur nga tërmeti. Në SHBA mbyllet çdo ëebsite që shihet si cënues dhe FBI ndërhyn pa vendim gjykate. Për ata që janë jashtë parlamentit mund të them se jemi përballë një turme që nuk denjon të lexojë. Ata janë shkelës të së drejtës. Këtu jemi përballë një turme që nuk lexon dhe nuk dënjon të lexojë, madje e thotë hapur se çdo ligj cënon lirinë tonë. – shtoi kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *