Vendosni fjalën kyçe....

“Familjet tona mbajnë shumë kosto, një pleh shkruante se unë isha gruaja e Gëbelsit” – Spiropali


Ministrja Spiropali ka mbrojtur në foltoren e Kuvendit miratimin e dy projektligjeve për mediat.

Në fjalën e saj, ajo tha se portalet duht të identifikohen duke theksuar se ligji nuk po bëhej për të mbrojtur deputetët dhe familjet e tyre, por qytetarët.

‘Kush janë këta me maska si vrasësit që dalin nga ato frëngjitë portalet e tyre. Hiq maskën zotëri dhe dil me fytyrë dhe thuaj jam unë që po e shkruaj këtë artikull. Familjet tona mbajnë shumë kosto. Por po flas për qytetarët që preken nga këto. Kush janë këta që paguhen me para të zeza.

Lexoj një pleh se s’mund ti vë emër tjetër se unë isha si gruaja e Gëbelsit që isha gati të helmoja fëmijët e mi kur ta kërkojë Hitleri, që sipas tij është kryeministri.’ – tha ndër të tjera Spiropali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *