Vendosni fjalën kyçe....

Dhoma e Përfaqësuesve miraton akuzat për shkarkimin e Presidentit Trump


Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar të mërkurën për shkarkimin e presidentit Donald Trump për dy akuza, atë të abuzimit me pushtetin dhe pengimit të Kongresit për hetimin mbi këtë çështje.

Votimi vjen disa javë pas dëshmisë së tij në lidhje me marrëdhëniet që ka me Ukrainën dhe pas orëve të debateve të ashpra mbi procesin.

Siç shkruan NBC News, Trump është presidenti i tretë në historinë e SHBA-së që mund të fajësohet.  Demokratët e akuzojnë Trump pse i kërkoi një vendi të huaj të hetojë rivalin e tij politik për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Sipas tyre Trump duhet shkarkuar nga detyra pikërisht për këtë arsye.

Gjyqi ndaj presidentit Trump do të zhvillohet në Senat, ku shumicën e kanë republikanët. Nëse Senati e shpall Trump të pafajshëm, Trump do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale me barrën e një kandidati të akuzuar nga Dhoma e Përfaqësuesve ku shumicën e kanë demokratët.

Gjyqi ndaj tij pritet të zhvillohet në muajin janar. Për shkarkimin e presidentit duhen dy-të-tretat e votave të Senatit prej 100 vendesh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *