Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Mborje në Korçë, ku një biznesmen është gjetur i vdekur nga bashkëfshatarët e tij. Flamur Duçi, pronari i një lokali, kishte në trup plagë të rënda që dyshohen se janë bërë me thikë.
“Më datë 19.12.2019, rreth orës 07.15, jemi njoftuar se në fshatin Mborje, pranë lokalit të tij është gjetur i pajetë nga bashkëfshatarët, shtetasi F.D., rreth 45 vjeç.
Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ende nuk ka një të dyshuar konkret, por duket se autorët i njihnin mirë veprimet e 45-vjeçarit, pasi i kanë zënë pritë në momentin që ai kishte shkuar i për të hapur lokalin.