Vendosni fjalën kyçe....

E qëlluan me thikë dhe i vunë flakën, dyshimet e policisë për autorët


Mëngjesin e sotëm një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Mborje të Korçës, ndërsa viktima është identifikuar si Flamur Duci, i cili sipas policisë është sulmuar nga të paktën 2 persona me mjete prerëse.

Dyshohet se personat që e kanë sulmuar dhe viktima janë konfliktuar brenda mjedisit të minimarketit në pronësi të 45-vjeçarit dhe aty njëri nga autorët ka rrëmbyer thikën mbi banak dhe e ka goditur në trup Ducin.

Ata e kanë spërkatur me benzinë për ta djegur dhe për pasojë, viktima ka marrë pgaë djegieje në kokë.

Policia ka gjetur gjurmë gishtat në vendin e ngjarjes ndërsa ka shoqëruar disa persona që mund të ndihmojnë në zbardhjen e krimit të rëndë.

Dyshohet se në krim mund të jenë përfshirë familjarët e ish-gruas së viktimës, pasi Duci jetonte i vetëm pas ndarjes nga ish-bashkëshortja vite më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *