Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në dy numri i viktimave në Patos, ndalohet autori i dyshuar


Dy persona janë vrarë me armë zjarri në Patos.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Poliklinikën e qytetit ndërsa dy të rinjtë e vrarë janë identifikuar si Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj, të dy nga Patosi.

Autori i dyshuar i ngjarjes është ndaluar nga policia ndërsa emri i tij është Martin Skëndaj dhe punonte si gardian në burgun e Fierit. Palët janë përfshirë në sherr brenda Poliklinikës ku më pas Skëndaj i ka qëlluar me armë zjarri.

Kapaj ka humbur jetën në vend, kurse Rrapaj pak çaste më pas në spital.

Njoftimi i policisë

Policia kap në kohë rekord autorin e ngjarjes së ndodhur në ambientet e poliklinikës në Patos ku mbeti një i vrarë dhe një i plagosur.

Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *