Vendosni fjalën kyçe....

Del videoja ku ministri në Kosovë shihet duke goditur me shpullë gazetarin


Publikohet videoja e shumëpërfolur, ku ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala shihet duke goditur me shpullë gazetarin e portalit Indeksonline.

Shala kishte mohuar se e ka sulmuar fizikisht gazetarin Ensar Ramadani dhe pranoi se ka patur vetëm konflikt “më shumë verbal” me të, por videoja tregon të kundërtën.

Videoja është publikuar nga portali Kallxo.com.

Gazetari Ensar Ramadani po priste para Emergjencës në QKUK, kur sheh ministrin Endrit Shala duke mbërritur në po të njëjtin vend për shkak se i plagosuri ishte i afërm i tij.

Sipas Kallxo.com, pasi e kishte parë se ishte fotografuar nga gazetari, Shala i ka gjuajtur me shuplakë fytyrës. Në video dallohen dhe dy policë, njëri prej të cilëve mban ministrin e mundohet ta largojë nga aty.

Autoritetet po hetojnë lidhur me rastin, ndërkohë që janë marrë masa ndaj dy punonjësve të policisë të cilët ndodheshin në vendngjarje por nuk kanë vepruar mbi rastin. Ata janë pezulluar nga puna.

Pas mirat


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *