Vendosni fjalën kyçe....

Joe Biden kalon nga gafa në gafë, imiton fëmijën duke belbëzuar (VIDEO)


Joe Biden nuk u ndahet gafave ndërsa i afrohet fundit të debatit demokratik për të nominuarin si kandidati për zgjedhjet presidenciale. Ai imitoi belbëzimin e një fëmije ndërsa fliste për njerëzit që takon në fushatë.

“Unë dhe gruaja ime kemi një listë thirrjesh të rreth 20 deri në 100 njerëz”-tha ai. “Unë u jap atyre numrin tim personal të telefonit.” Por pastaj nisi të belbëzonte.

“Ata mbajnë kontakte me mua. Një fëmijë i vogël që thotë: ‘Unë, unë, unë, unë, nuk mund të flas.  Çfarë duhet të bëj?”– tha Biden, komenti i të cilit nuk u prit mirë nga amerikanët.


Një nga kundërshtaret e tij politike e përdori frazën e tij për t’u tallur me Biden.

“Unë Unë Unë Unë Unë Unë Unë Unë Unë Unë Unë Unë Unë nuk kam absolutisht asnjë ide për atë që po flet Biden”– shkroi në Twitter ish-sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Por Biden u justifikua duke thënë se edhe ai vetë ka belbëzuar kur ishte fëmijë. Ish-zv.presidenti amerikan do të mbahet mend për këtë fushatë pikërisht për shkak të gafave të tij të njëpasnjëshme. Në disa raste ka harruar emrin e qytetit ku ndodhej dhe mbante fjalime para qytetarëve.

Kujtojmë se gjatë një fjalimi, Biden tha se “fëmijët e varfër janë po aq të talentuar sa fëmijët e bardhë!”, koment i cili u konsiderua si racist. Njëherë tjetër tha se nëse zgjidhet president do të kurojë kancerin ndërsa nuk është ndalur së përmenduri miqësinë e tij me Barack Obama-n sa herë që i jepet rasti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *