Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç: Takimi i radhës në fund të janarit në Beograd, zbulon marrëveshjen e arritur


Presidenti i Serbisë Aleksadër Vuçiç ka zbuluar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale rreth takimit të sotëm në kuadër të mini-shengenit Ballkanit, me Kryeministrin Edi Rama dhe kreun e qeverisë Maqedonase Zoran Zaev.

Vuçiç ka zbuluar se në fund të janarit do ketë një takim tjetër në Beograd.

“Marrëveshje konkrete për bashkëpunimin midis Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë. Takimi tjetër do të jetë në Beograd në fund të janarit, do të jetë një takim historik për shkak të asaj që do të përfundojmë deri atëherë – me kryeministrat e Maqedonisë Veriore dhe të Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama“-shkruan Vuçiç, në Facebook.

Ndërkohë në Twitter, presidenti i Serbisë ka thënë se kanë rënë dakord për krijimin e software për një treg të vetëm pune që do tërheq investitorët.

Ne kemi rënë dakord për një numër shërbimesh dhe organesh të bashkëpunimit të ndërsjellë, në mënyrë që të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të reagojmë menjëherë. Është krijuar gjithashtu softueri për tregun e vetëm të punës, i cili do të mundësojë tërheqjen më të madhe të investitorëve”-shkruan Vuçiç


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *