Në orët e para të mëngjesit i është vendosur tritol makinës së prokurorit Abert Kuliçi në Vlorë.
Kuliçiu mbante postin e zv.drejtuesit të prokurorisë së Vlorës dhe njihet si një ndër hetuesit që ka pasur në dorë dosje “të nxehta” hetimi.
Albert Kuliçi, me origjinë nga Tropoja, ka patur në dorë vitet e fundit çështjet më të bujshme në Vlorë, duke filluar nga dosja e tjetërsimit të pronave në Karaburun dhe Zvërnec, ku i përfshirë ishte edhe biznesmeni Pëllumb Petritaj dhe 4 zyrtarë u dënuan me burg, deri te koncesioni i parkingjeve në qytetin bregdetar, i cili u anulua pasi u konstatuan një seri shkeljesh.
Kuliçi ka hetuar edhe një aferë në Albpetrol, si dhe ka kërkuar vendosjen e sekuestros për një pallat 11 katësh në Vlorë, për të cilin u akuzua për shpërdorim detyre ish-kryebashkiaku Shpëtim Gjika.
Prokurori Kuliçi nuk i është nënshtruar ende procesit të vetting-ut.