Aventura e dytë e Viçenco Montelës te Fiorentina ka përfunduar, me humbjen e djeshme që ishte vendimtare për këtë.
Fiorentina u mposht nga Roma ditën e djeshme me rezultatin e thellë 1-4, dhe si pasojë e kësaj drejtuesit vendosën të shkarkojnë nga posti i trajnerit Monetëln, i cili flitej prej kohësh se do të largohej.
Skuadra vjollcë zhvilloi 24 ndeshje zyrtare në drejtimin e ish-teknikut të Milanit, ku regjistruan vetëm 4 fitore, 7 barazime dhe 13 humbje.
Drejtuesit nuk duruan më, dhe pasi i kishin dhënë disa herë mundësinë për tu përmirësuar, tashmë kanë vendosur ta shkarkojnë atë përfundimisht.
Tashmë drejtuesit po punojnë për të gjetur zëvendësuesin ideal për Montelën, me shpresën se do të kthehen te rezultatet pozitive.