Vendosni fjalën kyçe....

PD kritika qeverisë: Ka dështuar totalisht, dëmet në banesat nuk po vlerësohen


Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se nuk po bën asgjë për familjet e dëmtuara nga tërmeti në zonën e Sukthit.

Përfaqësues të PD-së kanë shkuar të takojnë banorët, të cilët shprehen se askush nuk ka shkuar as t’i shohë e as t’u vlerësojë dëmet e banesave.

Ata janë strehuar në çadrat e sajuara vetë ose të dhuruara nga shoqatat, por nga shteti nuk kanë gjetur asnjë mbështetje.

“Qeveria e Edi Ramës ka dështuar totalisht t’u japë strehë mijëra njerëzve, banesat e të cilëve janë dëmtuar rëndë nga tërmeti.

Nga dëshmitë e mbledhura prej përfaqësuesve të PD, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj dhe Xhemal Gjunkshi në zonën e Sukthit dhe të Ishmit, rezulton se banorët e fshatit janë më të braktisurit.

“Askush nuk ka ardhur të na shohë” është përgjigja që jep secili prej tyre, kur pyeten se çfare ndihme u ka dhënë qeveria apo pushteti lokal.

Më e keqja është se shtëpitë e pabanueshme dhe të rrezikshme nuk kanë asnjë vlerësim nga autoritetet.

Dëshmitë e banorëve te Sukthit dhe të Ishmit provojnë paaftësinë e qeverisë për të menaxhuar situatën, kur po bëhet një muaj nga tërmeti i 26 nëntorit.”- thuhet në denoncimin e PD-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *