Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytet stadiumi i Vlorës, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta


Ndërpritet takimi mes Flamurtarit dhe Teutës në Vlorë për shkak të motit të keq.

Shirat e dendur janë bërë shkak që loja të ndërpritej sapo kishte filluar, pasi ishte e pamundur të vijonte në ato kushte.

Në minutën e pestë, arbitri i dërgoi dy ekipet në dhomat e zhveshjes.

Dy skuadrat po luanin për javën e 17 të Kategorisë Superiore. Pas kësaj ndërprerjeje ende nuk ka ndonjë informacion nëse ndeshja do të vijojë më vonë gjatë ditës së sotme apo është shtyrë për ditë tjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *