Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare, Marika Kallamata.
Njoftimi është dhënë nga ministrja e Kulturës, Margariti, që sqaron se homazhet në nder të aktores do mbahen ditën e nesërme në mjediset e ‘ArTurbinës’ nga ora 11:00 deri në orën 13:00.
Kallamata në Fier më 17 nëntor 1930 dhe veprimtarinë artistike e nisi në Teatrin Popullor në vitin 1050. Ajo numëron më shumë se 60 role në teatër e film.
Ndër filmat spikasin rolet e saj në Kur po xhirohej një film, Ëndërr për një karrige, Kur hpen rt e jetës, Fillim i vështirë, Gabimi, Vitet e pritjes, etj.
Një baba tepër (2000)
Vitet e pritjes – (1990)
Fjalë pa fund (1986)
Gabimi (1986)
Fillim i vështirë (1986)
Kur hapen dyert e jetës (1986)
Ëndërr për një karrige (1984)
Nxënësit e klasës sime (1984)
Kur xhirohej një film (1981)
Fëmijët e saj (1957)