Vendosni fjalën kyçe....

“Huawei nuk duhet të ndalohet nga ndërtimi i rrjetit 5G në Itali – Ministri i Zhvillimit Ekonomik


Huawei duhet të lejohet të marrë pjesë në ndërtimin e rrjetit 5G në Itali, tha ministri Stefano Patuanelli pasi një komision parlamentar kërkoi që kompanitë kineze të ndalohen nga zhvillimi i rrjetit super të shpejtë.

‘Ne kemi miratuar legjislacionin që garanton sigurinë kombëtare. Me mbrojtjen e duhur, mundësia e hyrjes së ndërmarrjeve kineze nuk është për diskutim,’ tha ministri i Zhvillimin Ekonomik, Stefano Patuanelli, në një intervistë me La Stampa.

Ndërsa SHBA po u bën presion aleatëve të saj për të marrë një qëndrim më të ashpër ndaj Huawei-t, në fillim të këtij muaji, Komiteti Parlamentar Italian për Shërbim”et e Inteligjencës dhe Sigurisë dhe për Kontrollin Sekret të Shtetit (COPASIR) paraqiti një dokument jo detyrues që ngrinte alarmin për përfshirjen e firmave kineze të teknologjisë në zhvillimin e rrjeteve super të shpejtë në vend. Komiteti tha që shqetësimet për ta ishin ‘kryesisht të bazuara’ për shkak të kërcënimit të pretenduar për sigurinë kombëtare.

Huawei më parë u zotua të investojë 3.1 miliardë dollarë në Itali nëse siguron një politikë ‘transparente, efikase dhe të ndershme’” për ndërtimin e rrjetit 5G.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *