Vendosni fjalën kyçe....

Merr fund dilema, Arilena Ara do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision 2020’


Arilena Ara është shpallur fituese e Festivalit të 58-të këngës në RTSH dhe kështu do të jetë ajo këngëtarja që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Ndërkohë Elvana Gjata, e cila është përfolur për gjatë gjithë kësaj periudhe si fituesja e mundshme, është renditur e dyta. Ndërsa vendin e trete e ka fituar 16-vjeçarja Sara me këngën “Ajër”.

Në momentin kur mori trofeun në duar, Arilena e përlotur tha se kjo është kënga e parë që i ka dedikuar vetes.

 “Nuk e kisha menduar asnjëherë këtë moment. Nuk bëj muzikë për të fituar çmime, bëj muzikë se i kam dedikuar jetën muzikës që 14-vjeçe. Të gjitha këngët i kam kënduar për të tjerët, por kësaj here shkruam një këngë për veten time, me këtë këngë kam qarë, kam qeshur, jam ndjerë në ankth. Jam e emocionuar se sot kam mamin tim në sallë, janë të gjithë miqtë e mi…”, tha Arilena.

Pas kësaj fitoreje të gjithë janë kuriozë nëse ajo do e këndojë këngën në shqip apo në anglisht. Arilena tha për RTSH se ende nuk e ka marrë këtë vendim por mendon se i përshtatet më shumë në gjuhën angleze. Momentin kur Arilena shpallet fituese, mund ta ndiqni në minutën 01:05:05 në videon e mëposhtme.

https://www.youtube.com/watch?v=ealqNbCuuKs


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *