Vendosni fjalën kyçe....

Princi Philip kalon natën e tretë në spital


Duka i Edinburgut ka kaluar dhe një natë të tretë në spital në Londër. BBC shkruan se ai është shtruar në Spitalin e King Edward VII që të premten si një “masë paraprake”.

Mbretëresha nga ana tjetër mori pjesë të dielën në një meshë Krishtlindjesh në Estate Sandringham në Norfolk, pa Princin Philip.

Sipas një deklarate nga Buckingham Palace, duka shkoi në spital me këshillën e mjekut të tij për t’u mbajtur nën “vëzhgim dhe trajtim”.

Njoftimi as nuk konfirmon e as nuk mohon raportet në media, që duka u dërgua në Londër me helikopter.

Duka, i cili u tërhoq nga detyrat zyrtare mbretërore në vitin 2017 pritet të qëndrojë atje për disa ditë.

Pavarësisht se bashkëshorti i saj ndodhet në spital, mbretëresha nuk e ndryshoi axhendën dhe u largua nga Pallati Buckingham për në Norfolk me tren, për të filluar festimet tradicional në Sandringham, ku duka ka kaluar pjesën më të madhe të kohës që kur u largua nga detyrat publike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *