Vendosni fjalën kyçe....

Miliarderi në Zelandën e Re bën ofertën e pazakontë në gazetë: Hajdeni jetoni me mua


Një miliarder i cili jeton në Zelandë të Re ka një kërkesë të pazakontë. Vetëm gjatë një jave ai ka nxjerrë dy njoftime në gazeta ku u bën thirrje 10 personave që të shkojnë të jetojnë me të.

Siç shkruan “Stuff” miliarderi me origjinë gjermane Karl Reipen është në kërkim të 10 personave, të moshës deri në 70 vjeç, të cilët janë të interesuar të bashkohen me të në një jetesë komunale në Aëakino. Vilën e tij që ndodhet në Zelandë, ai e përshkruan si parajsa në tokë.

Në reklamë përshkruhen dhe përfitimet që do të gëzojnë kandidatët e suksesshëm.

“Ata mund të jetojnë në shtëpi nga dy persona dhe të ndajnë një kantinë të bukur për takime sociale dhe ngrënie. Nëse jeni të interesuar të jetoni një jetë me një grup njerëzish interesantë mund të jetë një jetë e re për ju”- thuhet në reklamë.

“Ju mund të shijoni ecjen, peshkimin, pazarin, lundrim me kajak, të notoni ose të shihni shpendë dhe kafshë interesante”- thuhet më tej.

Karl Reipen, i cili bëri pasurinë e tij duke shitur kafe të akullt të konservuar, tha në një intervistë në vitin 2003 se kishte qenë ëndrra e tij e fëmijërisë për të zotëruar një fermë dhe ta shndërronte atë në një destinacion me pesë yje.

Ai ka qenë shumë i suksesshëm në këtë drejtim pasi prona e tij në Aëakino është e pajisur me një qendër kuajsh, stalla, një kantinë dhe disa shtëpi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *