Ky festival i këngës në RTSH si asnjëherë tjetër është shoqëruar me kontradikta, debate e akuza. Në fillim u tha se vendi i parë ishte përzgjedhur që pa nisur kompeticioni dhe fituesi do të ishte pikërisht Elvana Gjata.
Pasi pati një debat të madh në rrjetet sociale lidhur me këtë çështje, me fansat që ankoheshin se pse vendi i parë po i shitej Elvanës në fund rezultati ishte surpizë. Fituese u shpall Arilena Ara, e cila ishte në fakt një nga pretendet kryesore për këtë çmim. Por as Arilena nuk po e kalon pa thashetheme këtë çast të veçantë, ku është e përzgjedhura për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision. Tani në rrjetet sociale ka plasur një tjetër debat, ky tani ankesa është kjo: ‘Elvana Gjatës i është marrë çmimi pa të drejtë’.
Pas shumë e shumë debatesh, kërkesave për intervista, pyetjeve nëse Elvana ia dha dorën apo jo Arilenës, këngëtarja ka reaguar përmes një statusi në ‘Instagram’.
Elvana uron Arilenën për fitoren, falenderon fansat shqiptarë e të huaj, por megjithatë lë të kuptohet se një pakënaqësi e ka patur në fund të fundit nga ky kompeticion.
Ajo thotë se “2 pikëshi i Mikaelës” s’mundet ta ndalë të falë dashuri, duke përdorur fjalët e këngës së saj.
“Refuzoj te flas ne keto raste, por me duhet ta bej…
Arilena… nuk eshte faji yt dhe te uroj me gjithe zemer vetem sukses! Dua te falenderoj te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen por dhe fansat e rinj Europiane per dashurine,mbeshtetjen qe me keni dhene qe diten qe #metana doli!
I kam pare te gjitha sondazhet e ju kam pare te kendoni e kerceni kengen me syte e mij cdo dite, e ju pashe dhe ne salle me duart lart!
Ju kam degjuar kur therrisni emrin tim plot zjarr ne festivale ne Diaspore dhe ne Prishtine,e degjova dhe dje ne Tirane si kurre me pare ne jeten time!Zemra plot!
Kam punuar fort e do punoj deri sa te kem fryme! Puna sme ka hedhur poshte kurre, as balta e helmi, me apo pa porosi!
Faleminderit jurise europiane per vleresimin maximal, u gezova shume! Dashni me fal as 2 pikeshi Mikaeles s’mundet me ma ndal!”– shkruan Elvana Gjata.
Më tej ajo shton se mezi pret projektet e reja. Ndërsa anëtarët e huaj të jurisë e kanë vlerësuar Elvanën maksimalisht, anëtarja shqiptare e jurisë Mikaela Minga, i ka dhënë asaj vetëm 2 pikë, ndërsa Rita Petro i ka dhënë 8 pikë, duke vulosur fatin e saj. Diferenca në fund mes Elvanës dhe Arilenës me pikë ishte vetëm 3. Pasi Arilena u shpall fituese, Elvana u mbyll në dhomën e saj në prapaskenë e nuk doli edhe pse gazetarët po e prisnin pas derës për pyetje. Ajo madje nuk u duk as në post-festival.