Pas shkarkimit të Besnik Muçit nga Gjykata Kushtetuese, presidenti Meta ka shpallur sot listën e aplikantëve për vendin vakant.
Lista me 10 emrat do i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do bëjë vlerësimin sipas kritereve ligjore për secilin nga kandidatët.
Muçi u shkarkua nga Gjykata Kushtetuese nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që hodhi poshtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
‘Institucioni i Presidentit të Republikës, njofton se:
Pas përfundimit të afatit të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, “Vakancë e parakohshme”, e krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, zotit Besnik Muçi, procedurë kjo e rishpallur me Dekretin nr. 11364, datë 22.11.2019, të Presidentit të Republikës, rezulton se kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm:
- Zoti Altin Binaj
- Zoti Artan Spahiu
- Zoti Dedë Kasneci
- Zoti Eugen Papandile
- Zoti Gentian Mete
- Zoti Sergjio Mazreku
- Zoti Sinan Tafaj
- Zonja Sonila Bejtja
- Zoti Shaqir Hasanaj
- Zonja Zhaklina Peto
Lista me aplikantët e mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar do të përcillen menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligjit.’ – thuhet në njoftimin e Presidencës.