Vendosni fjalën kyçe....

Origjina e “Minishengenit ballkanik”, kush fshihet pas nismës


Ideja e nismës së ‘Minishengenit ballkanik’ është dhënë në letër nga ish-zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, ndërsa në terren dhe pas kësaj ideje qëndron Fondacioni për Shoqëri të Hapur  miliarderit Geroge Soros.

Kështu shkruan Gazeta Express, që ka siguruar një kabllogram lidhur me çështjen në fjalë.

Express raporton se ‘ndërsa kjo nismë është paraqitur duke bërë krahasimin BE – Ballkan Perëndimor ku Gjermania dhe Franca si dy motorët kryesorë të unionit mbledhin ballkanasit, përfshirë Kosovën e Serbinë, për t’i mbajtur me shpresë për eurointegrimet. Manipulimi tjetër është se Rama në adresimet para gazetarëve po thotë se me refuzimin e saj Kosova po armiqësohet me BE-në dhe SHBA-të.

Në dokumentin e siguruar nga gazeta rezulton se nisma e minishengenit ballkanik nuk është e sponsoruar nga Amerika dhe Europa, por nga një miliarder.

Në dokumentin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, që citon Gazeta Express thuhet se ‘kjo iniciativë është ideuar nga Victoria Nuland (ish-zyrtare e lartë në Departamentin e Shtetit), që aktualisht është e angazhuar në sektorin privat dhe është sponsoruar nga Fondacioni për Shoqëri të hapur përkatësisht nga Alexander Soros’.

Më tej, në dokument theksohet se përgatitjet intensive për këtë kanë filluar nga muaji shtator ndërkohë që rikujtohen edhe takimet e Nuland dhe Soros në Tiranë, Beograd dhe Shkup.

‘Nëse Kosova nuk reagon me kohë, ka rrezik që njohja reciproke, si produkt final i marrëveshjes Kosovë- Serbi, të zëvendësohet me qasje të barabartë në platforma të tilla. Kjo do t’i mundësonte Serbisë që rë avancoj në axhendën europiane pa e njohur Kosovën.’ – thekson ndër të tjera dokumenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *