Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Këshilli i Ministrave ndër vendimet e marra, ka miratuar edhe emërimin e drejtorit të ri të Cirkut Kombëtar.
Sipas vendimit zyrtar të publikuar, Ilirjan Gjini do të jetë drejtori i ri i Cirkut Kombëtar duke zënë vendin e Saimir Çilit i cili u lirua nga kjo detyrë më 2 tetor të këtij viti.
Vendimi i plotë:
V E N D I M
PËR
EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TЁ CIRKUT KOMBËTAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Ilirjan Gjini emërohet drejtor i Cirkut Kombëtar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.