Vendosni fjalën kyçe....

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për 3 vepra penale, ndalohet në Fier 51-vjeçari


Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar nga Gjykata e Xhenovasi, me 15 vite burgim është arrestuar nw Fier.

Nga Sektori për Shërbimet e Specializiara Policore në DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar, arrestuan shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Mario Mamani, 51 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi për këtë shtetas u krye me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Gjykata e Xhenovas/Itali e ka dënuar atë me 15 vite burgim për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik narkotikësh”dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *