Një mësuese gjeti një mënyrë të pazakontë për t’i mësuar nxënësve të saj anatominë duke veshur një kostum ku ishin pikturuar organet e trupit njerëzor.
Verónica Duque veshi rrobat që bleu në internet, për nxënësit e saj tetë dhe nëntë vjeçar në Valladolid, Spanjë.
Kostumet tregonin vizualisht se ku ndodhet secili organ në trup për t’i ndihmuar nxënësit e saj të mësojnë.
Duke folur për BoredPanda ajo tha: ‘Unë po shfletoja në internet kur u shfaq një reklamë e një rrobë banje. Duke e ditur sa e vështirë është për fëmijët të vizualizojnë vendndodhjen e organeve të brendshme, mendova se ia vlente ta provoja.’
43-vjeçarja jep shkencat natyrore dhe shoqërore, si dhe artin, anglishten dhe spanjishten për nxënësit e klasës së tretë.