Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, mund të transferohet te Dortmundi.
Ka qenë deklarata e ish-trajnerit të Rashicës, Munishi, i cili ka deklaruar se sipas informacioneve të tij, Rashica po shihet si zëvendësi i Sanchos, i cili pritet të shitet shumë shpejt.
Rashica u transferua nga në janar të vitit 2018 nga Vitesse te Bremen për 7 milionë euro.
Deri tani ai ka luajtur 55 ndeshje me ekipin gjerman duke shënuar 22 gola.
Kontrata e tij me Bremenin përfundon në vitin 2022 por nuk do ishte çudi që të përfundonte më shpejt.