Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu u detyrua të strehohet gjatë një mitingu për fushatën, për shkak të lëshimit të një rakete nga Rripi i Gazës, shkruan Reuters.
Ushtria izraelite konfirmoi lajmin se raketa ishte nisur drejt qytetit të Ashkelon nga enklava palestineze bregdetare, por u eleminua nga sistemi i mbrojtjes ajrore të ‘Iron Dome’.
Sulmi mendohet se është kryer nga Xhihadi Islam.
Stacionet televizive izraelite treguan se Netanyahu, i cili po bën fushatë për të qëndruar në krye të partisë konservatore Likud, po shoqërohej në skenë nga truproja.
Raportet thanë se ai ishte dërguar në një strehë pas rënies së alarmit.
Ky është incidenti i dytë, pasi edhe në shtator Netanyahu ishte i detyruar të largohej nga një miting partiak në qytetin e Ashdod, pas një tjetër sulm me raketa palestineze të shkrepura nga Gaza. Sulmi iu atribua udhëheqësit ushtarak të Xhihadit Islam, Baha Abu al-Atta, i cili u vra gjatë një sulmi ajror izraelit në muajin nëntor.
Netanyahu tha të mërkurën pas sulmit se “kushdo që u përpoq të bënte përshtypje, tani duhet të paketojë çantat e tij.”