Janë emëruar sot drejtuesit e rinj të prokurorisë në Kukës, Fier e Elbasan.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Rita Gjati ështe emëruar si shefe e prokurorisë në Kukës, me një emërim të përkohshëm prej 3 muajsh.
Në Elbasan është votuar të drejtojë Kreshnik Ajazi kurse në kurse në Fier është caktuar Violeta Shkurta.
Françesk Ganaj është votuar si drejtuesi i prokurorisë në Pukë e Arben Dyla në Lushnjë.